🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.02 ▲1.06%
ARI 4,425 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,125 ▲ +0.62% ETH $2,504 ▲ +1.01% XRP $1.4317 ▲ +2.96% SOL $104.2000 ▲ +1.12%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.02 ▲1.06 % ARI 4,425 ▼0.32 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.02 ▲1.06 % ARI 4,425 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE mbahet më 14 korrik, mbyllen 3 kapitujt e parë. Rama: Shqipëria nuk ndalet

Shqipëria do të zhvillojë më 14 korrik në Bruksel Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet të mbyllen tre kapitujt e parë të procesit të negociatave për anëtarësim.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën europiane të vendit, duke theksuar se procesi i integrimit vijon pa ndërprerje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikave të opozitës, por edhe protestuesve, duke thënë se Shqipëria nuk ndalet.

“Shqipëria nuk ndalet. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATO-s u anulua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lënë, sepse puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna”, shkruan Rama.

Mbyllja e tre kapitujve konsiderohet një zhvillim pozitiv në ecurinë e negociatave të anëtarësimit, ndërsa qeveria ka përsëritur objektivin për të përmbyllur procesin teknik të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.