🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 89.26 ▼2.23%
ARI 4,361 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,549 ▼ -1.34% ETH $1,669 ▼ -0.79% XRP $1.1541 ▲ +0.06% SOL $66.1000 ▼ -0.62%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.26 ▼2.23 % ARI 4,361 ▼0.06 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.26 ▼2.23 % ARI 4,361 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat nga Sarajeva ku ndodhet në konferencën e Partisë Popullore Evropiane (PPE), deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri kujdestare që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Theksova se qeveria aktuale ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, sipas të gjithë dokumenteve ndërkombëtare mbi zgjedhjet. Theksova se lidhjet e saj me krimin janë ‘big Brother-i’ kryesor që ndëshkon shqiptarët. Shqipëria nuk ka një prani të rrezikshme ruse të themi, por Shqipëria ka drogën, e cila është një vendimmarrësi i fuqishëm në të gjitha nivelet dhe se ky vendimmarrës, ky faktor i jep Edi Ramës dhe qeverisë ato privilegje që nuk ia lejojnë ligji, është aktiv në procesin zgjedhor. Ndaj dhe shtrova pikëpamjen se një qeveri kujdestare për zgjedhje të lira është e domosdoshme dhe u ndala pastaj në krizën që po kalon vendi. Krizë e cila ka në themel shkelmimin e shtetit ligjor në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Berisha.

“Theksova se protestuesit, rinia dhe qytetarët shqiptarë kërkojnë për të gjitha motivet largimin, dorëheqjen e Edi Ramës dhe se ai po trajton protestën në një mënyrë përçmuese, kërcënuese dhe të padenjë. Garantova se protesta është e pandalshme. Theksova se kjo nuk është një vepër e Partisë Demokratike, por Partia Demokratike e mbështet atë. Ndaj dhe bëra thirrje udhëheqjes së PPE-së të bëjë gjithçka për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, për një qeveri kujdestare e cila do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pak a shumë kjo ishte në tërësi, pastaj këtu pata raste të shkëmbej përshëndetje e mendime me kryeministra të rajonit, me miq të vjetër e të tjerë”.

Berisha vlerësoi angazhimin e PPE-së dhe drejtuesve të saj, përfshirë presidentin Manfred Ëeber dhe sekretaren e përgjithshme, për fokusin e shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky angazhim përbën një kundërpeshë ndaj ‘lodhjes nga zgjerimi’.

Sipas tij, rruga drejt integrimit evropian mbetet e pakontestueshme, por kushti themelor është respektimi i shtetit ligjor, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, përmes zbatimit të konventave dhe garancive për të drejtat e qytetarëve dhe minoriteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.