☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,571 ▲0.39%
DOW 51,768 ▼0.42%
NASDAQ 25,356 ▲0.76%
NAFTA 95.95 ▼0.53%
ARI 3,940 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,502 ▼ -0.08% ETH $2,291 ▲ +0.78% XRP $1.2757 ▲ +1.95% SOL $93.1900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,571 ▲0.39 % DOW 51,768 ▼0.42 % NASDAQ 25,356 ▲0.76 % NAFTA 95.95 ▼0.53 % ARI 3,940 ▼0.75 % S&P 500 7,571 ▲0.39 % DOW 51,768 ▼0.42 % NASDAQ 25,356 ▲0.76 % NAFTA 95.95 ▼0.53 % ARI 3,940 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapac

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike “Peizazhi i kërcënimeve në ditët e sotme”, ku diskutoi mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale, mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve kombëtare në këtë fushë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Eric Wendt.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se sulmi kibernetik i vitit 2022 shënoi një pikë kthese në qasjen e qeverisë ndaj sigurisë kibernetike, duke e kthyer atë në një prioritet.

“Që nga ai moment, sigurisht që për ne siguria kibernetike u bë prioritet. Tashmë Autoriteti është rritur në numër, është rritur në financime, ka miratuar legjislacionin, po harton strategjinë e zhvillimit, janë ngritur dhe po ngrihen CERT-e sektoriale”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja nënvizoi se mbrojtja kibernetike nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve publike, por kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve ekonomikë, veçanërisht të bizneseve.

Sipas ministres, investimet në sigurinë kibernetike janë të domosdoshme për të parandaluar sulmet që mund të cenojnë vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik dhe të shkaktojnë ndërprerjen e shërbimeve të bizneseve.

“Është detyra jonë që ta informojmë sektorin privat, i cili përdor shërbimet digjitale për të kryer pagesa dhe për të ruajtur të dhëna, se sa e rëndësishme është të investojë në parandalimin e sulmeve kibernetike, të cilat mund të shkaktojnë edhe paralizimin e biznesit të tyre në shumë fusha të ekonomisë”, theksoi ministrja.

Në këtë drejtim, Ibrahimaj vuri në dukje rëndësinë e edukimit dhe formimit profesional për krijimin e burimeve njerëzore të specializuara. Ajo bëri të ditur se, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, janë hartuar kurrikula që synojnë përfshirjen e sigurisë kibernetike në sistemin bazë arsimor, ndërsa arsimi profesional dhe kurset e formimit afatshkurtër do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre kapaciteteve.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është mbështetja e sipërmarrjeve që zhvillojnë zgjidhje dhe shërbime në fushën e sigurisë kibernetike.

Ministrja bëri të ditur se deri tani janë financuar gjashtë startup-e në këtë sektor, ndërsa, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri operojnë 72 biznese që kanë si fokus kryesor sigurinë kibernetike, 28 prej të cilave janë regjistruar gjatë vitit të fundit.

“Publiku mund të garantojë standardet, mund të hartojë legjislacionin, mund të bëjë monitorimin e këtyre standardeve, por nuk mund të jetë ofruesi i shërbimeve për të gjithë atë nevojë që ka tregu në këtë moment”, u shpreh Ibrahimaj, duke theksuar rolin e sektorit privat në plotësimin e nevojave në rritje të ekonomisë për shërbime të specializuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.