Konferenca Ndërkombëtare e Patriarkanës Ekumenike në Francë, i pranishëm edhe Kryepeshkopi Joani
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë detaje dhe pamje nga konferenca teksa thekson se temë ishte “Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva”.
Në këtë konferencë të pranishëm janë hierarkë, përfaqësues të Kishave Orthodhokse dhe akademikë. Konferenca po zhvillohet në Chantilly të Francës nga datat 5-8 tetor. Ajo zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016.
“Ditën e hënë filluan punimet e Konferencës, hapjen zyrtare të së cilës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu. Punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës orthodhokse”, thuhet ndër të tjera në postimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.