☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $60,004 ▼ -2.53% ETH $1,664 ▼ -4.12% XRP $0.9483 ▼ -1.46% SOL $71.5900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
roze

FKA Twigs fiton betejën ligjore me Shia LaBeouf

FKA Twigs fiton betejën ligjore me Shia LaBeouf

Këngëtarja FKA Twigs ka zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen e fundit ligjore me ish-partnerin e saj, aktorin Shia LaBeouf, duke fituar të drejtën të flasë publikisht për përvojat e saj të pretenduara me të.

Në një dokument të depozituar më 5 tetor në Gjykatën Superiore të Los Angeles County, Twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Barnett, 38 vjeç, kërkoi pushimin e çështjes kundër LaBeouf, 40 vjeç, pasi të dy palët kanë zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e tyre.

Avokati i këngëtares, Mathew Rosengart, e cilësoi zhvillimin si një fitore të rëndësishme.

“Twigs u ngrit për diçka më të madhe se vetja e saj, për të gjitha gratë që kanë mbijetuar abuzimin seksual”, deklaroi ai, duke shtuar se vendimi e lejon tashmë Twigs të flasë për përvojën e saj, të mbështesë gra të tjera dhe të angazhohet në kauza bamirësie pa frikën e pasojave ligjore.

Nga ana tjetër, avokatja e LaBeouf, Shawn Holley, tha se aktori “i uron Twigs vetëm më të mirat në jetën dhe karrierën e saj” dhe se ka rënë dakord t’i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë mes tyre.

Sipas dokumenteve të gjykatës, LaBeouf ka rënë dakord që klauzolat e kontestuara të mosdeklarimit të jenë “të përfunduara dhe të pavlefshme”. Kjo do të thotë se Twigs tashmë mund të flasë publikisht për përvojat e saj dhe të mbështesë kauza apo organizata të ndryshme pa frikën e ndonjë ndëshkimi ligjor.

Mosmarrëveshja e fundit lidhet me një padi që Twigs ngriti ndaj LaBeouf në dhjetor të vitit 2020. Dyshja kishte qenë në një lidhje nga rreth korriku 2018 deri në maj 2019. Twigs e kishte akuzuar aktorin për abuzim seksual, sulm dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, ndërsa LaBeouf i kishte mohuar akuzat.

Në korrik të vitit 2025, të dy arritën një marrëveshje për ta zgjidhur çështjen jashtë gjykatës. Në atë kohë, ata deklaruan se i uronin njëri-tjetrit “lumturi personale, sukses profesional dhe paqe në të ardhmen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.