☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,581 ▼0.67%
DOW 45,838 ▼0.84%
NASDAQ 21,982 ▼0.77%
NAFTA 96.91 ▲1.52%
ARI 4,598 ▼6.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,330 ▼ -2.78% ETH $2,112 ▼ -3.25% XRP $1.4252 ▼ -1.26% SOL $87.5300 ▼ -1.67%
S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 % S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Konferenca për Ditën e Rinisë, të pranishëm Rama e Berisha

Një konferencë e organizuar nga presidenti Bujar Nishani po mbahet në Tiranë, me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që shënoi rënien e regjimit komunist 25 vjet më parë.

Të pranishëm në këtë event janë ish-kryeministri Berisha, eksponentë të mazhorancës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe eurodeputetë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha ka vënë në dukje se deri 25 vjet më parë, Shqipëria kishte qenë vendi komunist më i izoluar në Europë.

Ndërsa tani, sipas tij, Shqipëria ka nisur rrugëtimin e integrimit në Bashkimin Europian, për të qenë pjesë e familjes së bashkuar europiane.

Por, në fjalën e tij, Berisha ka vlerësuar se Shqipëria përballet sot edhe me shumë sfida, sidomos korrupsioni dhe krimi i organizuar, fenomene që sipas tij duhet të çrrënjosen sa më parë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij ka nënvizuar gjithashtu se, Shqipëria kishte sistemin komunist më barbar në Europë, që dallonte nga të tjerët për nga brutaliteti i tij.

Rama ka vënë në dukje se, Shqipëria duhet ta ndërtojë të ardhmen e saj duke marrë si shembull historinë institucionale europiane.

“Mësimi i parë për të nxjerrë nga këto vite, për të shkuarën dhe sfidën është se dallimin nuk e bën historia e shkuar apo e njerëzve, por tradita e institucioneve”, ka thënë Rama.

“Ne ende nuk jemi ende në atë stad ku kundërshtari të pranohet si pjesë e atij diversiteti ku kemi hyrë. Sot nuk kemi një asgjësim politik, sikurse ndodhte në diktaturë, por një riciklim të përditshëm të realitetit politik, që është reflektim i së shkuarës”, ka shtuar kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.