☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.81 ▼4.92%
ARI 4,587 ▲4.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,799 ▲ +0.33% ETH $2,162 ▲ +1.04% XRP $1.4186 ▲ +0.35% SOL $91.1000 ▲ +0.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.81 ▼4.92 % ARI 4,587 ▲4.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.81 ▼4.92 % ARI 4,587 ▲4.19 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Konfindustria: Të ulet çmimi i energjisë

Duke marrë në konsideratë uljen e çmimit të energjisë në tregjet botërore, Konfederata e Industrisë kërkon nga Enti Rregullator i Energjisë që të vlerësojë uljen e këtij çmimi për industritë, biznesit dhe qytetarët.

Sipas Konfindustrisë, çmimi i energjisë ka rënë me 30% në tregjet botërore. Një tjetër fakt, Konfindustria  përmend uljen e mbulimit të humbjeve të energjisë me vlerën e 60 milionë eurove në 7 mujorin e parë të këtij viti.

“Mbështetur në të dhënat ekonomiko financiare të mësipërme, por dhe rënien e thelle të çmimit të energjisë elektrike ne tregjet botërore, kërkon nga ERE/Enti Rregullator i Energjisë te vlerësoje një ulje të çmimit te energjisë elektrike, që i ofrohet industrive, biznesit dhe qytetarëve, natyrisht duke patur parasysh edhe nivelin e investimeve te nevojshme. Vetëm ne vitin e fundit kemi një rënie prej pothuaj 30% te çmimit të energjisë elektrike ne tregjet botërore pa asnjë pasqyrim ne Shqipëri, që ka çmimet me te larta ne rajon me pasoja sidomos ne industritë vendore”, thuhet në deklarata.

Ndërkohë, Konfindustria kërkon nga ekzekutivi shqiptar të vazhdojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.