⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, i prekuri një 72-vjeçar nga Korça

Është konfirmuar rasti i parë nga Ethet e Nilit në vendin tonë. Sipas raportimeve, i prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës.

Sipas burimeve, mësohet se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qenë duke dalë në lulishte. Pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.

72-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim, ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit.

Deri më tani është rasti i vetëm, pasi janë bërë analiza të tjera te persona të afërt të tij, por të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistësh për të bërë dezinfektimin e zonës.

Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat te personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.

Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjithë qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.