⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.49%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,404 ▲0.95%
NAFTA 95.99 ▼0.49%
ARI 3,937 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,644 ▲ +0.87% ETH $2,293 ▲ +1.91% XRP $1.2787 ▲ +2.9% SOL $93.3900 ▲ +1.81%
S&P 500 7,578 ▲0.49 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,404 ▲0.95 % NAFTA 95.99 ▼0.49 % ARI 3,937 ▼0.81 % S&P 500 7,578 ▲0.49 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,404 ▲0.95 % NAFTA 95.99 ▼0.49 % ARI 3,937 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Opinion

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

Nga Ylli Pata

Deklaratat e forta të Erion Veliajt ndaj Edi Ramës, natyrshëm kanë zënë prej 48 orësh thuajse gjithë vëmendjen e mbulesës mediatike. Sa u eklipsua saga e revolucionit flamingo e post-flamingo që dogji Tiranën. (një fenomen që meriton analizë më vete).

Kreu i bashkisë së Tiranës, në një postim publik i është drejtuar socialistëve duke ju kundërvënë hapur Edi Ramës.

Kundërvënie, e cila sado emocionale apo e lidhur me ngjarjen e ndodhur në burgun e Fierit, apo debatet mbi të është një qëndrim politik.

Qëndrim politik që do të ketë konseguencat e tij, madje ka nisur që mbrëmë duke shokur mjedisin politik socialist jo vetëm në Tiranë.

Veliaj, tani përveç rastit të tij personal, ka hapur edhe një betejë politike me liderin e partisë së tij, që së afërmi, së paku deri në zgjedhjet vendore do të ketë zhvillimet e veta vibrante.

Pyetja këtu shtrohet nëse Veliaj, në këtë betejë ka vendosur një “tullë” në një betejë politike, që nuk bëhet sot, as vitin e ardhshëm, ngaqë nuk mund të kandidojë.

Por, një betejë që mund të zhvillohet edhe pas një apo 3 vitesh duhet të nisësh tani. Erion Veliaj, edhe pse në kushte të vështira i ka marrë nismën të gjithë faktorëve të opozitës në betejën me të madhin e politikës shqiptare-Edi Ramën. Me të cilin natyrisht do të bëhet beteja.

Por ndërsa të tjerët kanë harxhuar shumë energji, burime, kohë e madje edhe lidhje të diskutueshme e të dyshimta, për të rrëzuar Edi Ramën, e për të përfituar nga vakumi që sjell kaosi, betejën reale politike as e kanë nisur e sot po duket qartë se janë të vonuar e vështirë të kapin trenin politik.

Ndërkaq, protagonizmi i kësaj beteje të nisur brenda mazhorancës, sipas të gjitha gjasave do të marrë kohë, së paku deri në zgjedhjet vendore, e së shumti deri në zgjedhjet politike.

Një betejë që ka nisur, por ka një dilemë; a do të prodhojë një sizmë të ngashme me 2004-n, kur doli LSI e Ilir Metës?

Deri tani, nuk jemi në këto kushte. Vetë deklarata e kreut të bashkisë q ënuk e gjuan partinë e tij me gurë, por që betejën e ka me Edi Ramën, tregon se ai ka hedhur hapin e parë, edhe pse në kushte të barabarta për të “vrarë babain”.

Betejë kjo që mund të prodhojë edhe më shumë politike se e gjithë opozita nëse nuk artikulohet si deri tani. Nga ana tjetër, Ilir Meta përpara se të konkretizonte skizmën e madhe tek e majta, kishte një historik aleancash fluide dhe marrëdhëniesh me opozitën e Sali Berishës.

Ndërkaq, Veliaj, jo vetëm që nuk e ka, por së paku deri dje ka qenë më i urryeri i sulmuar nga Berisha dhe partia e tij. E cila ka kryer një fushatë molotovësh që parapriu arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, një skizmë në të majtë mund të vijë vetëm në një aleancë e Veliajt me ish-drejtuesit socialist që janë rreshtuar në protest, por që edhe këta të fundit kanë marrëdhënie toksike me kreun e bashkisë së Tiranës.

Kështu që gjasat janë për një betejë të fortë brenda PS-së aktuale, e cila pas një qeverisje të gjatë e presion të grumbulluar, i ka të gjitha mundësitë për të nisur një debat, betejë e garë.

Por a do ta lejojë Edi Rama këtë zhvillim? Sipas të gjitha gjasave po, ngaqë është një etapë dialektike, e cila mund të prodhojë politikë e debat, natyrisht të nxehtë, por produktiv në një prag epoke që natyrshëm po thërret ndryshimin.

TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.