Kongresi certifikon fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden
Katër veta humbën jetën ndërsa mbështetësit e presidentit Donald Trump iu përgjigjën thirrjes së tij për të kundërshtuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pambështetur se zgjedhjet ishin manipuluar.
Më shumë se gjashtë orë pas shpërthimit të dhunës, ligjvënësit rifilluan punën dhe të dyja dhomat e Kongresit hodhën poshtë një lëvizje nga aleatët e presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232 sosh.
Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.
Presidenti Donald Trump, tha se “do të ketë një kalim të rregullt pushteti më 20 janar”. Në një deklaratë të shpërndarë nga Dan Scavino, drejtor për mediet sociale, presidenti Trump the se kjo do të ndodhë “ndonëse nuk pajtohet me rezultatin”.
“Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdojmë luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, thuhet në deklaratë. Llogaria e presidentit Trump është bllokuar nga rrjeti twitter. /VOA/