☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.73 ▼0.87%
ARI 4,353 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,888 ▲ +0.1% ETH $2,737 ▼ -0.1% XRP $1.5907 ▲ +4.02% SOL $117.5900 ▲ +0.81%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▼0.87 % ARI 4,353 ▼0.53 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▼0.87 % ARI 4,353 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova gjatë luftës, Kurti: SHBA-të janë aleati ynë i çmuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në New York me kongresistin George Latimer, një zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin e Republikës sonë në NATO.

Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se në takim me Latimer ka folur për shumë çështje, gjersa në videon e publikuar bëhet e ditur se kongresisti Latimer kishte ndihmuar një familje nga Kosova në kohën e luftës.

“Diskutuam për zhvillimin ekonomik, përparimin në siguri, forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe zhvillim. Ritheksova qëndrimin tonë që Kampi ‘Bondsteel’ të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate në rajon”, shkruan Kurti.

Kryeministri tutje ka njoftuar se kanë biseduar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, varrezat masive, rëndësinë e deklasifikimit të dokumentacionit dhe hapjes së arkivave nga Serbia si dhe nevojën për drejtësi për krimet e kryera.

Po ashtu është biseduar edhe për diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në prag të trevjetorit të sulmit terrorist paramilitar në Banjskë, ngritëm sërish çështjen e Milan Radoiçiqit dhe domosdoshmërinë që ai dhe përgjegjësit tjerë të përballen me drejtësinë në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.