☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,582 ▲1.16%
DOW 46,215 ▲1.4%
NASDAQ 21,933 ▲1.32%
NAFTA 90.69 ▼7.68%
ARI 4,389 ▼4.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,399 ▲ +2.39% ETH $2,126 ▲ +2.13% XRP $1.4375 ▲ +3.19% SOL $89.8800 ▲ +2.73%
S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 % S&P 500 6,582 ▲1.16 % DOW 46,215 ▲1.4 % NASDAQ 21,933 ▲1.32 % NAFTA 90.69 ▼7.68 % ARI 4,389 ▼4.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Kongresmeni Sessions: Trump do bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë

Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, është shprehur kreu i komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm”, është shprehur z. Sessions.

Kongresmeni vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e kreut të Kuvendit Meta për konsensus të plotë. “SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara”, tha ai.

Ndësa kreu i Kuvendit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për implementimin e reformës në drejtësi përmes Vettingut, si dhe mbështetjen tek SHBA për të punuar dhe më tej në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut. Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.