☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.04%
DOW 51,866 ▲0.03%
NASDAQ 27,237 ▼0.03%
NAFTA 93.68 ▼0.06%
ARI 4,194 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,702 ▲ +0.93% ETH $2,521 ▼ -0.36% XRP $1.3766 ▼ -0.61% SOL $108.1800 ▼ -1.29%
S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 % S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

Konjufca takohet me homologun estonez: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus kërkojnë angazhim të vazhdueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Margus Tsahkna, ka riafirmuar mbështetjen për Kosovën gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka bërë të ditur se në takim me homologun estonez kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë e saj për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka vlerësuar se Estonia përbën një shembull të veçantë të mënyrës se si përvoja historike e një populli mund të shndërrohet në vetëdije për lirinë dhe aftësi për ta mbrojtur atë.

Konjufca ka veçuar gjithashtu rolin e Estonisë në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

“Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar Konjufca.

Sipas tij, kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi rus kërkojnë angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Konjufca ka bërë të ditur se me ministrin Tsahkna është takuar për herë të parë në vitin 2024, duke i cilësuar bisedat me të si të hapura dhe të drejtpërdrejta.

Në fund, ai e ka falënderuar homologun estonez për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.