Ekonomia

Konkurrenca hap hetim për Unazën e Tiranës; marrëveshje e fshehtë mes 6 kompanive

UnanazaNë hetim: “Gener 2”; “Albavia”; “Gjikuria”; “Gjoka Konstruksion”; “Favina”; “Alpin” S.r.l; Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Albavia&Favina&Alpin Srl (JV); Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Gjoka Konstruksion& Gjikuria”…

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka marrë vendimin për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e prokurimit publik me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3”.
Vendimi u mor pas raportit të hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3” dhe relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Autoriteti i Konkurrencës, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, është njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se “nga auditimi i ushtruar nga KLSH në Autoritetin Rrugor Shqiptar, është konstatuar se në procedurat e prokurimit publik për vitin 2013 me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3, është konstatuar se të njëjtët operatorë ekonomikë të cilët kanë konkurruar për lotin e 1 dhe që janë skualifikuar, rezultojnë të dalin fitues mbi bazë rotacioni në lotet 2 dhe 3, duke konkurruar për të njëjtat kritere të vendosura në DST për seicilin lot, ku dhe diferenca në vlerë nga oferta në oferte është e papërfillshme. Kjo mënyrë konkurrimi sjell si pasojë, që një grup i vogël operatorësh ekonomikë të kontrollojnë një pjesë të gjërë të tregut., duke hyrë në marrëveshje të fshehtë mes tyre dhe monopolizuar tregun”.
Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr 333, datë 21/10/2014 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prokurimit me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në këtë treg, për vitin 2013.
Për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin, bazuar në nenet 33 dhe 34 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Grupi i Punës ka kërkuar të dhëna dhe informacion nga Autoriteteti Kontraktor për procedurën e prokurimit nën hetim.
Në bazë të nenit 35 dhe 36 të Ligjit nr. 9121, dt 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar) dhe Autorizimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 139, datë 20.03.2013 “Autorizim Inspektorësh”, Grupi i Inspektimit gjatë periudhës së hetimit kreu inspektimet e nevojshme pranë ndërmarrjeve që operojnë në treg.
NDËRMARRJET NËN HETIM
Në procedurën e hetimit të thelluar do të jenë nën hetim të gjitha ndërmarrjet pjesëmarrëse dhe bashkimet e përkohshme të ndërmarrjeve në procedurat e prokurimit me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3”.
– Shoqëria “Gener 2” Sh.p.k, regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 30145, dt. 03.09.2003, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT K58615301M, me seli në: Rruga Papa Gjon Pali II, Ndertesa Nr. 12 ABA Busines Center, Kati i 5, Tiranë;
– Shoqëria “Albavia” Sh.p.k, regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 19077, datë 19.03.1998, në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT: J81527001Q, me seli në: Rruga Sulejman Delvina,Pallati Fati,shk.1,ap.19, Tiranë;
– Shoqëria “Gjikuria” Sh.p.k, regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 9293, date 28.02.1995, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J62903456H, me seli në: Rruga Brigada VIII, pallati Teknoprojekt, hyrja 1, kati 10, Tiranë;
– Shoqëria “Gjoka Konstruksion” Sh.a regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 3306, dt. 01.04.1994, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me aksione 100% private, me NIPT J91815014U; Rruga Papa Gjon Pali II, ABA Business Center Kati 13, Tiranë;
– Shoqëria “Favina” Sh.p.k regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 34163, dt. 17-10-2005, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me kapital 100% privat, me NIPT J64104078V, me seli në: Lagjja 7, Rruga Ismail Qemali, Nr. 13, Korçë;
– Shoqeria “Alpin” S.r.l, e regjistruar në Itali, ne dhomën e tregtisë së Benvenuto, me kod fiskal dhe numer regjistrimi 01293400626, datë 23.05.2003, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me seli në : Rruga “Rivolta”, 82030 Torrecuso (BN), Itali, me administrator Antonello Sauchella, e përfaqësuar me prokurë nga Z. Bajram Dalipaj,
– Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Albavia&Favina&Alpin Srl (JV), të cilat më datë 17.04.2014 kanë lidhur një kontratë me objekt “ Bashkimi i përkohshëm i palëve për zbatimin e kontratës me emërtim objekti: “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme në Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit), Loti 2
– Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Gjoka Konstruksion& Gjikuria”, të cilat kanë lidhur një kontratë me objekt “ Bashkimi i përkohshëm i palëve për zbatimin e kontratës me emërtim objekti: “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme në Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit), Loti 3.
Marrëveshje të fshehta

Sipas hetimit të Autoritetit Prania e faktorëve si ofertat në rotacion dhe afërsia e ofertës fituese me fondin limit janë shenja mbi egzistencën e marrëveshjeve në oferta në rastin e prokurimit të realizuar në vitin 2013, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3.
Ofertat në rotacion.
Në lotin e I-rë, me fond limit 1 955 797 770 lekë pa TVSH, janë pjesëmarrës në procedurë 3 operatorë me oferta, ku operatori fitues është Gener 2 ndërkohë që kanë paraqitur oferta më të larta bashkimi operatorëve Gjoka Konstruksion dhe Gjikuria (si Joint venture) dhe shoqëria Albavia.
Në lotin e II-të, me fond limit 1 942 441 074 lekë pa TVSH, janë pjesëmarrës të njëjtët operatorë si në lotin e I-re, ku në këtë rast operatori fitues është bashkimi i operatorëve Albavia & Favina & Alpin ndërkohë që oferta kanë paraqitur Gjoka Konstruksion&Gjikuria dhe Gener 2.
Në lotin e III – të, me fond limit 1 933 742 407 lekë pa TVSH, janë pjesmarrës vetëm 2 operatorë, të njëjtët si në lotet I dhe II, ku fitues rezulton bashkimi i operatorëve Gjoka Konstruksion – Gjikuria ndërkohë që ofertë si operator i vetëm ka paraqitur vetëm Albavia.
B. Afërsia me fondin limit
Në lotin e I-rë, fitues Gener 2 me 99.82 % të fondit limit ndërkohë që dy operatorët janë bashkimi i operatorëve Gjoka Konstruksion me 99.91 % të fondit limit dhe Gjikuria(si Joint venture) dhe shoqëria Albavia 99.96 % të fondit limit. Në lotin e II-të, fitues është bashkimi i operatorëve Albavia & Favina & Alpin , me ofertë rreth 99.9% e fondit limit ndërkohë që oferta kanë paraqitur Gjoka Konstruksion&Gjikuria me 99.98 % dhe Gener 2 me 99.99 % të fondit .
Në lotin e III – të, fitues rezulton bashkimi i operatorëve Gjoka Konstruksion dhe Gjikuria me vlerë oferte fituese 99.9% e fondit limit ndërkohë që ofertë si operator i vetëm ka paraqitur vetëm Albavia me 99.95 % të fondit limit.
Sipas Autoritetit, Periudha hetimore përfshin vitet 2013-2014 dhe afati i përfundimit të procedurave të hetimit të thelluar është jo më vonë se 3 muaj nga dalja e këtij vendimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button