☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.15 ▼3.47%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,128 ▲ +1.19% ETH $2,170 ▲ +1.68% XRP $1.4187 ▲ +0.37% SOL $92.4600 ▲ +2.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Konkurrenca heton tregun e furnizimit me karburant të avionëve

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të thelluar në tregun e furnizimit me karburant të avionëve në aeroportin e Tiranës.

Që prej dhënies së aeroportit me koncesion, ky treg është monopol dhe në të vepron vetëm një ndërmarrje, AIR BP ALBANIA, në bazë të marrëveshjes me kompaninë koncesionare Tirana International Airport.

Nga hetimi paraprak, Autoriteti ka konstatuar se gjatë vitit 2015 fitimi pas tatimit i kompanisë AIR BP ALBANIA është i konsiderueshëm, nëse krahasohet me tregun e karburanteve në vend. Kjo kompani është e vetmja që zotëron depozita karburanti në territorin e aeroportit.

Në teori, ajo mund të ofrojë kapacitete depozituese edhe te subjekte të tjerë, sepse nuk mban më të drejtë ekskluzive që nga fundi i vitit 2014.

Megjithatë, çmimet që AIR BP kërkon nga kompanitë e tjera nuk janë të rregulluara, ndaj, deri më sot, asnjë subjekt tjetër nuk ka lidhur kontratë për të ofruar furnizim me karburant për avionët dhe mjetet e tjerë fluturues që përdorin Aeroportin e Tiranës.

Mbështetur në këto të dhëna, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim për periudhën janar 2014 – qershor 2016, hetim që duhet të mbyllet brenda dy muajsh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.