☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,647 ▼1.42%
DOW 52,751 ▼0.2%
NASDAQ 25,967 ▼2.76%
NAFTA 99.35 ▲2.26%
ARI 4,053 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,365 ▼ -3.94% ETH $2,384 ▼ -5.24% XRP $1.3068 ▼ -6.36% SOL $103.8100 ▼ -4.7%
S&P 500 7,647 ▼1.42 % DOW 52,751 ▼0.2 % NASDAQ 25,967 ▼2.76 % NAFTA 99.35 ▲2.26 % ARI 4,053 ▼2.34 % S&P 500 7,647 ▼1.42 % DOW 52,751 ▼0.2 % NASDAQ 25,967 ▼2.76 % NAFTA 99.35 ▲2.26 % ARI 4,053 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Sporti

Konsultë me klubet për strukturën e kampionateve, FSHF prezanton propozimin për formatin e ri

Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të diskutimeve për strukturën dhe skemën e kampionateve për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29.

Takimi u organizua në vazhdën e procesit të analizës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të garave kombëtare, me synimin për të rritur cilësinë, konkurrueshmërinë dhe atraktivitetin e futbollit shqiptar.

Në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n dhe kompaninë ndërkombëtare të specializuar për hartimin e formateve të kampionateve, Hypercube, drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, prezantoi një propozim për formatin e ri të kampionatit.

Ky propozim synon reduktimin e numrit të ndeshjeve pa objektiv sportiv në periudha të caktuara të sezonit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe angazhimit të klubeve në të gjitha fazat e garës, si dhe përmirësimin e përgatitjes së skuadrave shqiptare për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane përmes ndeshjeve me rëndësi të lartë sportive.

Gjithashtu, formati i propozuar synon krijimin e një produkti gare më dinamik dhe më tërheqës për tifozët, transmetuesit dhe partnerët komercialë, duke ruajtur interesin sportiv për objektivat e kampionatit deri në fund të sezonit.

Gjatë takimit, drejtuesit e klubeve të pranishme ndanë opinionet dhe sugjerimet e tyre lidhur me propozimin e paraqitur. Të gjitha rekomandimet dhe komentet e mbledhura do t’i paraqiten Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili do të shqyrtojë propozimet dhe do të marrë vendimin përfundimtar për strukturën dhe skemën e kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.