⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.22%
DOW 52,890 ▲0.06%
NASDAQ 25,991 ▼2.67%
NAFTA 99.34 ▲2.25%
ARI 4,038 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,507 ▼ -3.63% ETH $2,387 ▼ -4.39% XRP $1.3078 ▼ -5.94% SOL $103.6900 ▼ -4.25%
S&P 500 7,663 ▼1.22 % DOW 52,890 ▲0.06 % NASDAQ 25,991 ▼2.67 % NAFTA 99.34 ▲2.25 % ARI 4,038 ▼2.7 % S&P 500 7,663 ▼1.22 % DOW 52,890 ▲0.06 % NASDAQ 25,991 ▼2.67 % NAFTA 99.34 ▲2.25 % ARI 4,038 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – 217 persona burgosen pas dhunës dhe plaçkitjeve gjatë protestave në vend

PARIS, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Gjithsej 217 persona janë burgosur nga rreth 2 700 të ndaluar pas akteve të dhunës dhe plaçkitjeve që tronditën disa qytete të Francës gjatë fundjavës.

Shifrat u bënë të ditura sot nga ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin, i cili e cilësoi reagimin e autoriteteve si një përgjigje jashtëzakonisht të vendosur, pa precedent të ngjashëm.

Darmanin bëri të ditur se rreth gjysma e personave të burgosur nuk kishin precedentë penalë.

Sipas tij, shumica e të dyshuarve janë burra të moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilët përgjithësisht nuk njiheshin më parë nga organet e drejtësisë.

Ministri i bëri deklaratat gjatë një vizite në qendrën e vuajtjes së dënimit në Fleury-Merogis, në rajonin e Parisit.

Ministri francez i Drejtësisë mbështeti gjithashtu idenë e pezullimit të së drejtës së votës për personat nën procedim penal.

Ai argumentoi se personat që sulmojnë policinë, xhandarmërinë apo plaçkitin dyqanet nuk duhet të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo deklaratë ka hapur diskutime mbi kufijtë e të drejtave politike dhe masat ndëshkuese ndaj personave të përfshirë në trazira.

Dhuna shpërtheu në disa qytete franceze, përfshirë Parisin, në kuadër të protestave kundër rritjes së kostos së jetesës.

Sipas të dhënave të bëra publike, rreth 3 000 biznese në të gjithë vendin u plaçkitën ose pësuan dëmtime.

Ngjarjet kanë shtuar shqetësimet për sigurinë publike dhe mbrojtjen e pronës private.

Prej afro një jave, autoritetet franceze janë përballur me kritika për mënyrën se si parashikuan protestat dhe organizuan masat e sigurisë.

Kritikët pretendojnë se mobilizimi dhe përmasat e mundshme të trazirave nuk u vlerësuan siç duhej, duke ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë e forcave të rendit për të përballuar situata të tilla.

Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi sot grupet e ekstremit të majtë se gjatë dhunës së 17 tetorit kishin synuar të “rrëzonin Republikën”.

Ngjarjet janë cilësuar si ndër episodet më të rënda të dhunës në vitet e fundit dhe kanë ndodhur vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, duke e vendosur rendin publik dhe reagimin ndaj protestave në qendër të debatit politik francez. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.