Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë
Rreth 400 gramë kokainë janë sekuestruar në dy banesa në Gramsh, gjatë një operacioni të Prokurorisë së Elbasanit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata dyshohet se, pavarësisht kësaj mase, vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Hetimet nuk janë përqendruar vetëm te dy personat, por edhe te efektivët e policisë zonale. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontrollet për të verifikuar nëse personat nën arrest shtëpie respektonin kufizimet e vendosura nga gjykata.
Sipas informacioneve, njëri prej dy të dyshuarve ka qenë i përfshirë edhe më parë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni vijon.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.