☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,731 ▲ +0.62% ETH $1,715 ▲ +1.71% XRP $0.9288 ▼ -0.79% SOL $70.2800 ▼ -0.37%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shqipja, pasuri e përbashkët”, Rama me të rinjtë: Po punohet për fjalorin enciklopedik. Identiteti ynë, vlerë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe, sakrificat e bëra ndër breza për ruajtjen e saj dhe përgjegjësia për ta trashëguar atë te brezat e ardhshëm. Në një takim në “Shtëpinë e Europës” me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, Rama shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në mbijetesën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.

Rama e cilësoi gjuhën shqipe si pasurinë më të madhe të përbashkët të shqiptarëve, duke theksuar se ajo duhet të kultivohet, pasurohet dhe të përcillet brez pas brezi.

“Për gjuhën që ne flasim dhe shkruajmë janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme dhe janë përfshirë një numër i pafund njerëzish, për të cilët mbijetesa e gjuhës shqipe dhe trashëgimia e saj brez pas brezi ka qenë mision jete.

Shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbartën shqipen deri në ditët tona, që nga Parashqevi Qiriazi dhe patriotët e tjerë në Kongresin e Manastirit, deri tek ata që u bënë fuqia dhe ndërtuan dokumentin historik për shqiptarët e këtij shteti, Marrëveshjen e Ohrit, dhe për të gjithë të tjerët, deri tek mësuesi i gjuhës shqipe diku në cepin më të largët të diasporës.

Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja, kopshti më i madh që ne shqiptarët kemi së bashku, një kopsht xhevahiresh që duhet punuar, kultivuar dhe pastruar për t’u pasuruar dhe trashëguar në një kohë kur gjuha shqipe është nga një tjetër lloj kërcënimi, nën kërcënimin e kohës së teknologjisë”, tha Rama.

Rama ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e teknologjisë në përdorimin e gjuhës, veçanërisht për shkurtimet që përdorin të rinjtë gjatë komunikimit, të cilat, sipas tij, rrezikojnë të varfërojnë fjalorin dhe të tkurrin gjuhën e shkruar. Rama theksoi se ruajtja dhe kultivimi i shqipes kërkon përpjekje të përbashkët nga të gjithë.

“Nën kërcënimin e kohës kur të rinjtë shkruajnë me shkurtime dhe harrojnë se fjalët në atë mënyrë fillojnë edhe dobësohen dhe treten, gjuha e shkruar fillon edhe tkurret dhe zhduken shenjat e pikësimit, për të cilat është bërë përpjekje e madhe, dhe pak nga pak fjalori kthehet në një territor të kufizuar, ku me 200-300 fjalë ndërtohet komunikimi mes njerëzve. Shqiptarët duhet të kuptojnë se pa gjuhën ne thjesht nuk jemi. Tjetër është marrëdhënia me shqipen në Tiranë, tjetër në Tetovë, tjetër në Prishtinë, tjetër në Zyrih, por shqipja është një. Duke ardhur tek shqipja e njësuar, është dashur një histori e gjatë përpjekjesh dhe për ta mbrojtur dhe kultivuar atë duhet përpjekje e gjithanshme e të gjithëve, pa përjashtim”, tha Rama.

Rama bëri të ditur gjithashtu se Akademia e Shkencave po punon për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe, i cili do të shërbejë si një referencë e rëndësishme në rrugëtimin e saj.

“Akademia e Shkencave po punon për një fjalor të madh të gjuhës shqipe, i cili do të jetë një referencë e rëndësishme në rrugëtimin e shqipes, pasi do të mbledhë dhe përditësojë gjithçka që ka ndodhur me fjalët shqipe, si dhe historinë e gjuhës dhe të shqiptarëve. Së shpejti do të kemi fjalorin e gjuhës shqipe dhe historisë së shqiptarëve”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se identiteti kombëtar dhe gjuha shqipe janë një forcë unike dhe burim pasurie për t’u bërë pjesë e një familjeje ku shtetet janë të barabarta mes të ndryshmëve.

“Ndërkohë që ne përpiqemi të jemi pjesë e BE-së, është e rëndësishme të kuptojmë se identiteti ynë, me të cilin gjuha lidhet si “mishi me thoin”, nuk është pengesë, por forcë unike, burim për t’u bërë pjesë e një familjeje ku janë shtete të barabarta mes të ndryshmëve”, tha ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.