“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër
Një denoncim i fortë është bërë në emisionin Breaking në Top News, ku gazetari Adriatik Doçi ngre dyshime serioze për mënyrën e funksionimit dhe sigurinë në disa burgje të Shqipërisë.
Sipas tij, në një burg të sigurisë së lartë janë futur kafshë të ndryshme, ndërsa persona me lidhje me krimin e organizuar dyshohet se kanë krijuar ambiente luksoze, përmes kompanive të ndërtimit, duke i kthyer ato në një lloj “Airbnb-je brenda burgut” për të burgosur me fuqi të madhe financiare.
“Është e çuditshme dhe gati e pabesueshme, por një burg i sigurisë së lartë në Shqipëri duket sikur ngjan me një kopsht zoologjik. Brenda tij janë futur qen pitbull, arinj të vegjël, luanë të vegjël, papagaj, e të tjera kafshë. Dhe kjo ndodh pikërisht në një burg të sigurisë së lartë.
Ka video, foto, informacione sekrete dhe denoncime konfidenciale lidhur me sigurinë në burgje. Sipas këtyre denoncimeve, situata nuk kufizohet vetëm te futja e kafshëve.
Figurat e krimit të organizuar dyshohet se kanë kontraktuar kompani ndërtimi, të cilat kanë hyrë në ambiente të burgjeve dhe kanë kryer ndërtime apo konstruksione brenda tyre. Por historia shkon edhe më tej.
Figurat e krimit të organizuar, për shkak të ndikimit dhe fuqisë së madhe financiare që kanë, dyshohet se kanë krijuar edhe suita të veçanta brenda disa burgjeve, të cilat më pas jepen me qira, duke krijuar një lloj biznesi brenda ambienteve të burgut.
Nëse do të interesoheshim për personat që ndodhen në këtë kategori, bëhet fjalë për individë nga bota e biznesit dhe e krimit, të arrestuar nga SPAK-u, të cilët kanë pasuri dhe para të investuara në ndërtime.
Bëhet fjalë për persona me profil biznesmeni, me fuqi të madhe financiare, të cilët nuk janë mësuar me kushtet e burgut dhe nuk kanë një të kaluar të gjatë kriminale apo përvojë të mëparshme në qeli.
Për ta, përballja psikologjike dhe emocionale me burgun mund të jetë e vështirë. Dhe pikërisht këtu, sipas denoncimeve, u ofrohen ambiente të veçanta, të cilat jepen me qira për ta bërë qëndrimin në burg sa më të lehtë.
Po, një lloj Airbnb brenda burgut, pikërisht kështu përshkruhet, ambiente të veçanta, me pagesë, ku qëndrimi synohet të jetë sa më komod për persona të caktuar”, u shpreh Doçi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.