Ekonomia
Korçë, tregtarët në protestë për tregun e ri
Tregtarët e rrobave të përdorura në Korçë kanë protestuar para Prefekturës, pasi janë zhvendosur në një tjetër treg.
Ata protestojnë për mungesën e kushteve në tregun e ri, ndërsa një përfaqësi e tyre është takuar me Prefektin. Krahas kushteve ata kërkojnë edhe ulje të taksave, pasi sipas tyre janë të papërballueshme.