🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,337 ▲ +0.06% ETH $2,056 ▲ +0.15% XRP $1.2986 ▼ -1.04% SOL $79.7300 ▼ -1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Korea e Veriut dënon një tjetër amerikan

Korea e Veriut dënoi një shtetas amerikan me 10 vite punë të detyruar. Ai akuzohet për spiunazh. Kim Dong-Chul, një 62-vjeçar me shtetësi amerikane, i lindur në Korenë e Jugut, u arrestua tetorin e kaluar. Në atë që autoritetet e veriut komunist e cilësuan si një rrëfim i të akuzuarit, Kim deklaroi muajin e kaluar përballë gazetarëve se ishte paguar nga shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, tek të cilat e kishte çuar inteligjenca amerikane.

Rrëfimet e detyruara publike janë diçka e zakonshme në Korenë e Veriut. Autoritetet e këtij vendi pretendojnë se në momentin e arrestimit të 62-vjeçarit, atij i ishte gjetur një USB që përmbante sekrete ushtarake dhe bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Penianin se po i përdorte shtetasit amerikanë si gurë shahu në lojën diplomatike, pretendime këto që mohohen nga Korea e Veriut.

Në muajin mars, studenti amerikan Frederick Warmbier u dënua me 15 vite burg, pasi u shpall fajtor për vjedhjen e një shenje propagandistike dhe krime kundër shtetit. Dënimi i Kimit vjen në një periudhë kur tensionet në rajon janë shtuar ndjeshëm. Korea e Veriut ka zhvilluar së fundmi një sërë testesh raketore. Peniani tentoi të lëshonte 2 raketa me rreze të mesme veprimi të enjten, të cilat u rrëzuan menjëherë pas nisjes.

Hedhja e tyre shtyu Këshillin e Sigurisë së OKB-së të zhvillonte një mbledhje urgjente. Besohet se Peniani do të përpiqet të kryejë së shpejti testin e pestë bërthamor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.