☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,772 ▲2.35%
DOW 47,788 ▲2.58%
NASDAQ 22,643 ▲2.84%
NAFTA 94.64 ▼16.21%
ARI 4,785 ▲2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,356 ▲ +4.75% ETH $2,218 ▲ +6.71% XRP $1.3569 ▲ +4.72% SOL $83.2700 ▲ +5.79%
S&P 500 6,772 ▲2.35 % DOW 47,788 ▲2.58 % NASDAQ 22,643 ▲2.84 % NAFTA 94.64 ▼16.21 % ARI 4,785 ▲2.15 % S&P 500 6,772 ▲2.35 % DOW 47,788 ▲2.58 % NASDAQ 22,643 ▲2.84 % NAFTA 94.64 ▼16.21 % ARI 4,785 ▲2.15 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Koreja e Veriut feston për testin. Ekspertët: E aftë për 20 bomba bërthamore

Testin e saj të pestë bërthamor, Koreja e Veriut e festoi me një tubim gjigant në kryeqytetin Penian. Një video e siguruar nga “Reuters” prej agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit komunist “KCNA”, por që nuk është verifikuar dot në mënyrë të pavarur, tregon me mijëra njerëz të mbledhur në sheshin “Kim Il Sung”.

Grumbullimi epik në zemrën e Penianit përfshinte civilë, nxënës shkollash e ushtarë, të cilët shohin për nga tribuna ku qëndrojnë udhëheqësit e vendit.

Festimet e shtetit të izoluar ndërkombëtarisht vijnë në kohën kur jashtë kufijve të tij kanë marrë udhe spekulimet se udhëheqësi Kim Jong-un ka mjaftueshëm uranium sa për të prodhuar 20 bomba të ngjashme përgjatë 3 muajve në vazhdim.

Vlerësimet e ekspertëve të armëve tregojnë se Veriu i është shmangur një dekade sanksionesh të OKB-së, për të zhvilluar procesin e përpunimit të materialit radioaktiv e për të avancuar një program atomik të aftë të prodhojë rreth 6 bomba bërthamore në vit.

Pas fluturimit të dy avionëve bombardues amerikanë “B1-B Lancers” mbi Korenë e Jugut, Peniani i akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e shtyjnë gadishullin korean drejt “pikës së shpërthimit”, e kujtoi se ushtria e vet është aq mirë e armatosur sa t’i përgjigjet çdo armiku të mundshëm me një goditje të vetme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.