Koronavirusi erdhi! Ja ç’na pret.., ?
-
Numri i rasteve do të vijë duke u rritur!
-
Do të ketë viktima!
3. Do të ketë këshilla “mjekësore” në Facebook nga “mjekë” popullor!
4. Do të dalin (në Facebook dhe instastory) ilaçe që shërojnë koronavirusin: vitaminë c, raki Skrapari, gjethe ferre dhe çdo lloj ferre…)
5. Do të ketë protestues në Facebook që do të kërkojnë mbylljen e kufinjve!
6. Nëse qeveria mbyll kufijtë protestuesit do të kërkojnë hapjen e kufijve!
7. Media do të vijojë t’i bëj thirrje të prekurve nga koronavirusi të kontaktojnë gazetarët dhe jo urgjencën.
8. Karantina nuk do të funksionojë sepse prekja ose jo nga koronavirusi do të trajtohet jo si problem shëndetësor, por si çështje nderi!
9. Të prekurit ngaqë po preken nga një virus më i dobët se virusi stinës do ngulmojnë se nuk kanë gjë dhe do bëjnë ç’është e mundur që t’a kalojnë edhe këtë grip me shoqninë
10. Njerëzit do të vijojnë të lexojnë këshillat e doktor Tritanit (Kalos – si infeksionit dhe Shehut si politik bërës)