☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.27 ▲1.29%
ARI 4,385 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,753 ▲ +4.15% ETH $2,151 ▲ +5.29% XRP $1.4313 ▲ +3.76% SOL $91.3600 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.27 ▲1.29 % ARI 4,385 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova dhe Kroacia, marrëveshje kulturore

Në prag të vizitës në Kroaci, ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Kroacisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, takoi sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç.

Gjatë takimit Shala dhe Kapitanoviç biseduan për një varg çështjesh të interesit të përbashkët dhe sidomos për ato që lidhen me bashkëpunimin në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Ambasadorja kroate Marija Kapitanovic e përgëzoi ministrin Shala për sukseset e Kosovës, sidomos për anëtarësimin në UEFA dhe për liberalizimin e vizave.

Ajo më tej u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë ka një domethënie të veçantë në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.

Ndërsa ministri Kujtim Shala fillimisht falënderoi ambasadoren kroate për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në gjitha fazat, dhe veçmas për mbështetjen e rëndësishëm në dy proceset e fundit: atë të anëtarësimit në UEFA dhe për liberalizimin e vizave.

Ministri Shala u shpreh se Kosova ka raporte shumë të mira me Kroacinë dhe këto do të zgjerohen dhe forcohen. Ai më tej tha se këto raporte janë të mira edhe për shkak të historisë, meqë Kroacia e ka ndihmuar Kosovën sidomos në tri dekadat e fundit.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja ka synim të lidhë marrëveshje kulturore me vendet e rajonit, ndërsa marrëveshjen e parë të tillë të bashkëpunimit kulturor e lidhë me Kroacinë, nëpërmjet të cilës do të vazhdohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë. Ai më tej u shpreh se kjo marrëveshje do të pasohet me marrëveshje specifike për bashkëpunim korrekt kulturor mes institucioneve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.