Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,606 ▼ -1.28% ETH $2,074 ▼ -2.26% XRP $1.3895 ▼ -1.21% SOL $86.8400 ▼ -2.96%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova do të thellojë reformat ekonomike dhe sociale me BE-në

Në një dialog ndër-ministror me BE-në, i mbajtur në Bruksel, Ballkani Perëndimor dhe Turqia janë zotuar se do të thellojnë reformat ekonomike dhe sociale për të fuqizuar stabilitetin makroekonomik dhe për të rritur konkurrencën dhe zhvillimin.

Në konkluzionet e aprovuara në këtë takim, të mbajtur dje, u aprovuan rekomandimet për politika të secilit prej shtatë partnerëve në zgjerim, me një fokusim të veçantë në reformat strukturore.

“Një objektivë thelbësore e strategjisë së BE-së për zgjerim është rritja e zhvillimit ekonomik dhe social në të gjitha vendet tona partnere. Sot kemi fokusuar diskutimin tonë në mënyrën e zbatimit të reformave ekonomike, për të cilat jemi pajtuar me BE-në. Jam i kënaqur që të gjitha vendet në zhvillim kanë treguar angazhim të madh në këtë detyrë, përfshirë një fokusim më të madh në reformat strukturore dhe sociale”, tha Johannes Hahn,

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, i cituar në njoftimin e dërguar sot nga Zyra e BE në Kosovë.

“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e vendeve në zgjerim drejt konsolidimit të mëtejshëm fiskal, veçanërisht duke pasur parasysh shqetësimet rreth niveleve të larta dhe ende në rritje të borxhit tek një numër i vendeve tona partnere. Në të gjitha vendet, besueshmëria fiskale dhe qëndrueshmëria fiskale do të përfitonin shumë nga një planifikim buxheti më transparent, nga korniza fiskale afatmesme më të fuqishme dhe paraqitje ose aplikimi konsistent i rregullave fiskale të përcaktuara mirë, të cilat mund të shpijnë tek pritjet”, tha Valdis Dombrovskis, Zëvendës President i Komisionit për Euro dhe Dialog Social.

“Në mes tjerash, Kosova është pajtuar që të themelojë një mekanizëm të pavarur për rishikim të politikës fiskale, për të siguruar se investimet publike mbahen mirë dhe zbatohen dhe për të adresuar shkaqet themelore për normat e larta të interesit në kredi bankare. Autoritetet janë zotuar që do të zbatojnë planin e veprimit për ekonominë joformale dhe të rrisin sigurinë e energjisë, në veçanti përmes mbështetjes së masave për efikasitet të energjisë në sektorin e banimit. Kosova është pajtuar që të përgatisë një plan veprimi për të adresuar papunësinë e të rinjve, për të përmirësuar trajnimin e mësimdhënësve dhe pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës si dhe për të fuqizuar Agjencinë e Punësimit”, tha Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së.

Udhëzuesi i aprovuar i politikave të përbashkëta bazohet në Programe të Reformës Ekonomike, të cilat autoritetet i përgatisin për çdo vit dhe ia dorëzojnë BE-së në fund të muajit janar. Këto programe zhvillohen për tre vjet.

Ato përbëjnë një kornizë të politikës makroekonomike dhe asaj fiskale si dhe reformat strukturore prioritare për rritjen e zhvillimit dhe të konkurrencës. Këto reforma strukturore shtrihen prej liberalizimit të tregjeve të energjisë, transportit dhe telekomit, duke adresuar normat shumë të lara të papunësisë, rritjen e cilësisë së sistemit arsimor, përmirësimin e mjedisit afarist dhe tërheqjen e investimeve midis tjerash.

Kjo detyrë nënkupton që të ndihmohen partnerët në zgjerim të BE-së për të rritur zhvillimin e tyre ekonomik dhe social, dhe për t’i mbështetur ata në plotësimin gradual të kritereve ekonomike për pranim, thekson njoftimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.