🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $77,965 ▼ -1.52% ETH $2,177 ▼ -2.34% XRP $1.4084 ▼ -1.94% SOL $86.1700 ▼ -3.39%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kosova

“Kosova duhet të kthehet në shina”/ Kreshnik Çollaku rrëfehet për kandidimin me LDK dhe raportin me Osmanin

Kreshnik Çollaku ka lëshuar kritika të forta ndaj kursit politik të Albin Kurtit, duke paralajmëruar se Kosova po largohet nga orientimi tradicional proamerikan dhe nga parimet mbi të cilat, sipas tij, u ndërtua shteti nga Ibrahim Rugova.

I ftuar në një studio televizive ish-deputeti i Partisë Demokratike foli edhe për kandidimin e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku është rikthyer edhe presidentja Vjosa Osmani.

Çollaku, i cili prej një viti ka marrë shtetësinë e Kosovës dhe kandidon me numrin 33 në listën e LDK-së.tregoi se kandidimi nuk kishte qenë një plan personal, por një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga Vjosa Osmani dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Nuk kam ardhur me një plan për të kandiduar. M’u kërkua nga Vjosa Osmani që të vazhdoja këtë rrugëtim me të dhe nga kryetari Abdixhiku. E kam pranuar me krenari”, u shpreh ai.

Sipas tij, Kosova është në një moment delikat politik dhe strategjik dhe duhet rikthyer në shina .

“Mendoj që ajo që më shtyu të angazhohem është që Kosova është në një udhëkryq dhe duhet të kthehet në kolonat e forta të parimeve mbi të cilat u themelua, që i formësoi presidenti Rugova: një miqësi e përjetshme me SHBA, një Kosovë demokratike ku gjehet rruga e kompromisit, ku mbrohet shteti, të cilat Rugova i implementoi me sukses.Janë ca parime nga të cilat është devijuar në 2 vitet e fundit. Kosova kështu rrezikon jo vetëm nga ana politike por edhe nga ana e sigurisë, marrëdhëniet me aleatët, shtetësinë, sukesin, pra është një çështje përtej poliikës së ditës, nevoja që Kosova ka që të kthehet në shina. Ka shenja të qarta tendence për të shkuar drejt një rruge, që ne të Shqipërisë e kemi vuajtur në kurriz, ajo e fuqive në një dorë dhe shteteve mono-partiake. Kosova duhet ndihmuar. ” tha Çollaku.

Çollaku komentoi edhe raportin me Albin Kurtin, për të cilin tha se në disa raste e ka mbështetur pa hezitim, sidomos për qasjen e reciprocitetit me Serbinë, por shtoi se zhvillimet e fundit dhe fanatizmi i tij e kanë zhgënjyer.

“Mua ka pëlqyer qëndrim i tij i reciprocitetit në raport me Serbinë dhe kur kam menduar se ka pasur të drejtë e kam mbështetur pa asnjë hezitim, por ngjarjet e fundit më kanë dhënë një projeksion të papritur. Më duket një çedim I tij në një fanatizëm ideologjik. Më duket e papranueshme që njerëz afër tij të vënë në diskutim dilemma strategjike për Kosovën. Njerëz shumë afër Kurtit I dëgjoj të flasin pa drojë ‘ccfarë na duhet amerika”. Kjo është dëshpëruese dhe zhgënjyese sepse prania amerikane në Kosovë është ccështje sigurie. Fëmijët e Kosovës flen më të qetë prej SHBA-ve. Do të ishte aventurë nga ana e Kosovës që të vinte në diskutim praninë amerikane. Pikëirsht këtu kam parë dilemma nga njerëz pranë Kurtit. Dilema më e madhe ishte pikërisht Bordi I Paqes ku Kurti tregoi një ftohtësi dhe që më pas shkaktoi dhe një reaksion kimik mes tij dhe Vjosa Osmanit. Këtu jemi në një vijë të kuqe që siç ndau Vjosën me Albinin më ndan dhe mua me këtë kurs politik” tha Çollaku.

Ish-deputeti foli edhe për idenë e bashkimit kombëtar, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova mund të mbeten dy shtete të ndara, por me politika të harmonizuara në ekonomi, kulturë, arsim, energji dhe diplomaci.

“Kjo mund të ndodhë edhe duke patur dy shtete të ndryshme, duke patur kufinj të përcaktuar nga marrëveshje ndërkombëtare. Ne asgjë nuk na ka penguar që të bashkojmë ekonomitë, artin, arsimin, kulturën, që të harmonizojmë politikën e jashtme, mbrojtjen, askush nuk na ka penguar që të kemi një politikë të unifikuar energjitike. Jemi 2 shtete të ndara, por smund të kem edhe dy shoqëri të ndara. Unë ndihem njësoj si në Mitrovicë e si në Sarandë” tha ai. ”, u shpreh Çollaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.