🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,964 ▲ +1.29% ETH $2,163 ▲ +0.85% XRP $1.4124 ▲ +0.25% SOL $91.2700 ▲ +1.54%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova i kërkon sqarime ambasadorit maqedonas në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar sqarim nga Ambasadori maqedonas në Prishtinë, për atë që ajo e ka quajtur gjuhë tendecioze të tij në fshatën parazgjedhore në raport me Kosovën dhe personalitete të saj.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sot ka kërkuar sqarim nga Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë për zhvillimet e dy ditëve të fundit në shtetin fqinj, ku për qëllime ditore të fushatës parazgjedhore atje po apostrofohen personalitete nga Kosova dhe emri i shtetit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të MPJ’së.

Në kërkimin e sqarimit për Ambasadorin nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ’së, Albert Prenkaj, është shtruar nevoja që Kosova të marrë zyrtarisht një përgjigje nga shteti i Maqedonisë përkitazi me një gjuhë të vlerësuar “aspak demokratike që nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve shumë të mira miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë”.

MPJ ka kërkuar nga partitë politike maqedonase, dhe politikanët në pushtet ta shmangin Kosovën dhe personalitetet e saj nga fjalori i përditshëm i fushatës parazgjedhore dhe që të ruajnë edhe më tej frymën e mirë të bashkëpunimit si dy shtete fqinje.

Reagimi i MPJ’së vjen pas deklaratave nacionaliste të deputetëve të VMRO-DPMNE në Parlamentin e Maqedonisë dhe mediave maqedonase ku janë apostrofuar emrat e Gjeneralit Kadri Kastrati dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.