Kosova

Kosova mbështetet nga Malta në proceset integruese drejt BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në Maltë.

Njoftimi i dërguar mbrëmë thekson se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u prit nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në pallatin presidencial në Valletta.

Presidentja Jahjaga pati takim bilateral me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, ku diskutuan për fusha të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Presidentja Marie Louise Coleiro Preca theksoi se “Malta dhe Kosova mund të kenë bashkëpunim në ekonomi, bujqësi dhe shërbime”. Ajo tha se pas vizitës së saj në Kosovë dhe vizitës së Presidentes Jahjaga në Maltë janë intensifikuar marrëdhëniet mes të të dyja vendeve.

Presidentja Jahjaga u shpreh se “Kosova ka shumë për të ofruar në fushën e bujqësisë dhe shërbimeve dhe është e kënaqur që sot edhe zyrtarisht dy odat ekonomike, ajo e Kosovës dhe e Maltës, do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, i cili do të ndihmojë bizneset e të dyja vendeve për aktivitete të shtuara afariste”.

Presidentja Jahjaga kërkoi ndihmën e Maltës në proceset e integrimit Evropian, për të cilat Kosova është e përkushtuar, e veçanërisht pasi Malta do të marrë presidencën e BE-së, vitin e ardhshëm.

Presidentja Marie Louise Coleiro Preca, shprehu mbështetjen e plotë të Maltës ndaj proceseve integruese të Kosovës, duke e përfshirë atë të liberalizimit të vizave dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

28jah2Presidentja Jahjaga, gjithashtu pati takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, George Vella.

Ajo shprehu mirënjohje për ndihmën e politikës së jashtme të Maltës në iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kërkoi ndihmën e mëtutjeshme në procesin e njohjeve.

Ministri i Punëve të Jashtme, George Vella, theksoi se Kosova ka mbështetje të plotë të Maltës në politikë të jashtme.

Ai tha se Malta do ta përkrah Kosovën në njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në delegacion me Presidenten Jahjaga, janë edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu dhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zherka.

Media e Maltës, të cilës i referohet ajo kosovare, ka raportuar se, Presidentja e Maltës, Marie-Louise Caleiro Preca ka pritur presidenten Jahjaga në pallatin San Anton, për një takim kokë më kokë dhe se atje do të inaugurohet edhe monumenti për Nënë Terezën.

Në 16 shkurt të këtij viti, Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, ishte për vizitë shtetërore në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button