☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 103.00 ▲3.37%
ARI 4,470 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,889 ▼ -0.8% ETH $1,985 ▼ -0.57% XRP $1.3267 ▼ -0.47% SOL $81.3200 ▼ -0.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Kosova, me ndërtuesit: Betonizimi i Tiranës i përket së shkuarës

Doktor Halim Kosova, në një takim me ndërtuesit u shpreh se koha e betonizimit të kryeqytetit ka shkuar dhe se Tirana ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta.

“Epoka e katrahurës ka marrë fund. Epoka e zhdukjes së gjelbërimit dhe hapësirave publike ka marrë fund. Qytetit i duhen më shumë sipërfaqe dhe shërbime publike. Nuk kemi më nevojë për pallate, por për parqe, kënde sportive, parkime dhe infrastrukturë në shumë zona”, deklaroi Kosova.

Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës tha se kontrata me bizneset e ndërtimit do të jetë e bazuar vetëm tek ligji.

“Marrëdhënia jonë do të jetë korrekte, e bazuar dhe e rregulluar me ligj. Në ligj dhe në interesin qytetar, sepse asnjë interes tjetër nuk mund të kapërcejë interesin e qytetarëve dhe Tiranës tonë. Kryefjala ime është ligji dhe interesi i qytetarëve”, theksoi Kosova.

Sipas doktor Kosovës, brenda 2015-s do të ketë një dokument strategjik për Bashkinë e Tiranës.

“Brenda viti 2015 unë dhe administrata ime do të hartojmë Dokumentin strategjik të zhvillimit të territorit të bashkisë së re, duke integruar zonat urbane me ato rurale në një plan të vetëm, i cili do të jetë udhërrëfyesi i vetëm i zhvillimit të bashkisë së re. Së dyti do të dorëzojmë në Këshillin Kombëtar të Territorit për miratim planin vendor të bashkisë së re”, saktësoi Kosova. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.