☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▲ +4.59% ETH $2,157 ▲ +5.59% XRP $1.4358 ▲ +3.96% SOL $91.5700 ▲ +6.51%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova më pranë BE-së – Vlerësime dhe urime nga zyrtarë të lartë

Zyrtatë të Lartë të qeverisë të Kosovës dhe Shqipërisë përshëndetën sot rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se “pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e cilësoi sot rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një epokë të re për Kosovën.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e cilëson heqjen e vizave një vlerëesim të merituar. “Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, shkruan Mustafa në Facebook.

Urimeve iu bashkua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thekson se “fill pas UEFA-s tjetër lajm i gëzueshëm për Kosovën rekomandimi i Komisionit për heqjen e vizave. Më në fund BE-ja po çlirohet nga nje turp!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.