🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500
DOW 47,936 ▼0.52%
NASDAQ 22,879 ▲0.25%
NAFTA 96.11 ▼1.8%
ARI 4,797 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,978 ▲ +1.52% ETH $2,246 ▲ +1.76% XRP $1.3570 ▲ +0.14% SOL $84.9700 ▲ +1.48%
S&P 500 DOW 47,936 ▼0.52 % NASDAQ 22,879 ▲0.25 % NAFTA 96.11 ▼1.8 % ARI 4,797 ▼0.44 % S&P 500 DOW 47,936 ▼0.52 % NASDAQ 22,879 ▲0.25 % NAFTA 96.11 ▼1.8 % ARI 4,797 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kosova mposht Austrinë, siguron kalimin në fazën kryesore të kualifikimeve të Botërorit 2028

Pas fitores 11:0 të enjten, Kosova të premten në Igalo të Malit të Zi ka fituar bindshëm edhe ndaj Austrisë.

Dhe me fitoren 6:3, e ka siguruar vendin në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 në futbollin e sallës.

Pjesën e parë, “Dardanët” e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, e fituan me rezultatin 2:1. Në pjesën e dytë e rritën ritmin e lojës dhe fituan bindshëm në fund, me tri gola dallim.

Kapiteni Ramadan Alaj u dallua në ndeshje me plot katër gola, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Shefki Kameri dhe Shqiprim Imeri.

Kosova avancon në raundin kryesor me dy fitore, ndërsa tani do të luftojë me Malin e Zi për vendin e parë në Grupin D.

Austria mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve, pasi u mposht nga Mali i Zi 3:2 në ndeshjen e parë.

Pikërisht ndaj Malit të Zi, nikoqires së këtij grupi, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit. Ai ballafaqim luhet të dielën nga ora 19:30.

Për këtë sukses, Dardanët e futsallit i ka uruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi:

“Urime fitorja e dytë dhe kualifikimi në “Main Round” për Dardanët e futsallit

Përgëzoj djemtë e Kombëtares së Kosovës në futsall dhe stafin teknik për fitoren tejet të rëndësishme ndaj Austrisë (6:3), si dhe për paraqitjen shumë të mirë në këtë ndeshje të radhës në parakualifikimet për Botërorin 2028, që po mbahen në Malin e Zi. Ky sukses dhe sigurimi i kualifikimit për në raundin kryesor të kualifikimeve dëshmojnë për cilësinë, përkushtimin dhe shpirtin garues të kombëtares tonë. Rezultatet e deritanishme janë tregues i qartë se Dardanët kanë potencial për të shkuar edhe më larg në këtë rrugëtim. Uroj që me paraqitje të tillë të vazhdojnë edhe në ndeshjen e fundit të këtyre parakualifikimeve kundër Malit të Zi, por edhe në fazën e ardhshme të kualifikimeve. Forca Kosovë”, ka shkruar Ademi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.