☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.58 ▲0.51%
ARI 4,446 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,763 ▲ +3.84% ETH $2,150 ▲ +4.34% XRP $1.4307 ▲ +3.01% SOL $91.3300 ▲ +5.62%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.58 ▲0.51 % ARI 4,446 ▲0.87 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.58 ▲0.51 % ARI 4,446 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova në hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian

Holanda dhe Sllovakia premtuan se do të mbështesin Kosovën drejt proceseve integruese. Shtetet anëtare të BE-së porositën Kosovën që të vazhdojë luftën kundër krimit e korrupsionit e të fokusohet në rrugën drejt përafrimit me Bashkimin Europian, përfaqësues të së cilit, thanë se puna e institucioneve të Kosovës, kohët e fundit është duke u zhvilluar në mënyrë intensive.

Në konferencën e organizuar sot në Prishtinë, nga Ministria për Integrime, drejtuesi i saj, Bekim Çollaku tha se Kosova po arrin një transformim shumë pozitiv në proceset integruese, edhe pse rruga e Kosovës drejt BE-së është shumë e komplikuar, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Çollaku, gjatë konferencës së organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Kosovë, që për qëllim pati prioritetet e presidencës së Mbretërisë së Holandës në Këshillin e BE-së, me fokus të veçante Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, tha se me gjithë sfidat që po përballet Bashkimi Evropian, nuk ka zbehje të interesimit të BE-së për zhvillimin e vendeve të rajonit, përshirë këtu Kosovën.

Ai foli për arritjet e Kosovës në proceset integruese, në veçanti për zbatimin e MSA-së dhe lëvizjen e lirë, duke thënë se Kosova ka shënuar hapa shumë pozitiv drejt perspektivës europiane.

Çollaku tha se kanë në fokus zbatimin e plotë të MSA-së brenda afatit të përcaktuar.
Ai bëri të ditur se po synojnë që gjatë mandatit të institucioneve të tanishme të BE-së, Kosova të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Sipas tij, nëse vazhdohet me reforma të tilla, mbështetje të qytetarëve, vendeve anëtare të BE-së dhe vet institucioneve të Bashkimit Europian, do të mund të arrihet një synim të tillë.

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar tha se të arriturat e Kosovës në proceset integruese, janë rezultat konkret i punës së institucioneve të Kosovës.

Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të çojë përpara marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nëse duan që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems duke u zotuar për mbështetje të fuqishme për Kosovën, tha se prioritet kanë forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ajo tha se MSA do t’i mundësojë Kosovës që të ketë një kornizë të përgjithshme në rrugën drejtë BE-së. Ajo inkurajoi institucionet e Kosovës që të implementojnë reformat dhe të rrisin komunikimin me qytetarë.

Për mbështetje të madhe për Kosovën, drejt proceseve integruese, u shpreh edhe shefi i zyrës së Sllovakisë në Kosovë, L’ubomir Batary. Ai tha se fillimi i implementimit të MSA-së dhe marrja e rekomandimit të vizave, është vetëm fillimi i një faze të re që kërkon përkushtim.

Në konferencën e sotme u tha se Kosova është një partner i besueshëm në sytë e Bashkimit Evropian, ndaj edhe BE-ja vazhdon të jetë ndër donatorët më të mëdhenj tregtarë për Kosovën.

Përfaqësues të BE-së, dhe të vendeve anëtare, thanë se Kosova ka arritur progres në rrugën e saj drejt BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.