🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,489 ▲2.29%
DOW 46,136 ▲2.03%
NASDAQ 21,447 ▲3.14%
NAFTA 101.98 ▼0.87%
ARI 4,692 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,620 ▲ +1.13% ETH $2,099 ▲ +2.78% XRP $1.3338 ▼ -0.08% SOL $82.5000 ▼ -1.04%
S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 % S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të BE’së

 

Nesër pritet që Komisioni Evropian ta publikojë Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Ajo që dihet deri më tani është se shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedoni e Bosnja, do të kenë afate më të qarta kohore për anëtarësim në BE, Kosova ende nuk ka asgjë të sigurt nëse do të ketë të caktuara afate kohore, shkruan sot Gazeta Zëri.

Kosova është në pritje të publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që ta ketë më të qartë rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Deri më tani nuk është thënë nëse do të caktohen afate kohore se kur Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim apo se kur do të mundë ta përfundojë këtë proces. Ndërkohë, vendet fqinje e kanë më të qartë afatin kohor për anëtarësim në BE.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka thënë se shpreson që Strategjia e BE-së për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë qartësi edhe për Kosovën.

“Kosova do të përballet edhe me sfida të tjera, sidomos tash kur e kemi monumentumin e liberalizimit të vizave. Dua të besoj fuqishëm se Strategjia e BE-së për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë qartësi edhe për Kosovën, sepse si askujt tjetër Kosovës i duhet qartësia. Në këtë i ndihmon Kosovës edhe vendimmarrja e institucioneve në javët në vazhdim”, është shprehur kryetari i shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.