Kosova

Kosova përfiton në shumë fusha nga anëtarësimi në Komisionin e Venecias

Hoxhaj-Markert-480x350Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po vazhdon me takimet në Strasburg, Francë, ku ka vizituar selinë e Komisionit të Venecias, anëtar i të cilit nga 10 qershori është edhe Kosova.

Nga Strasburgu, në njoftimin e dërguar të MPJ-së kosovare, bëhet e ditur se Hoxhaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit, gjermanin Thomas Markert, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që Kosova të anëtarësohet si anëtar i plotë në këtë institucion të rëndësishëm të Këshillit të Evropës.

Kryediplomati kosovar ka thënë se Kosova do të përfitoj shumë nga anëtarësimi në fushën e gjyqësorit, sistemit zgjedhor e kushtetues.

“Në takimin që kisha me Sekretarin e Komisionit të Venecias e falënderova atë dhe shtetet anëtare për pranimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Kosova do të përfitoj shumë nga anëtarësimi në disa fusha të jetës sikurse gjyqësori, fusha kushtetuese, ajo zgjedhore dhe rishikimi i legjislacionit në fuqi. Për më tepër, anëtarësimi i Kosovës në Komisionin e Venecias është edhe hapi i parë dhe vendimtar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hoxhaj, pas takimit.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Venecias, Thomas Markert ka thënë të ketë diskutuar për çështjet praktike të anëtarësimit të Kosovës dhe fushat ku do të punohet fillimisht.

“Takimi ndodhi pas ftesës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për Kosovën të bëhet anëtar i plotë i Komisionit të Venecias. Në këtë takim ne diskutuam çështjet praktike të anëtarësimit pasi Kosova së shpejti do të ulet në këtë institucion si anëtar i pavarur dhe në nivelin e ekspertizës. Ne diskutuam edhe për planet e ardhshme, veçmas duke filluar me reformën zgjedhore dhe tema të tjera që i diskutuam së bashku”, ka deklaruar Markert.

Ministri Hoxhaj ka takuar në Strasburg edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland, me të cilin ka diskutuar për axhendën e aplikimit këtë vit të Kosovës dhe të anëtarësimit të shpejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button