☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.24 ▲1.03%
ARI 4,245 ▼7.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,334 ▼ -0.71% ETH $2,044 ▼ -2% XRP $1.3694 ▼ -1.89% SOL $85.7600 ▼ -1.76%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.24 ▲1.03 % ARI 4,245 ▼7.22 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.24 ▲1.03 % ARI 4,245 ▼7.22 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova pranohet në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve

Republika e Kosovës pranohet anëtare e Grupit Këshilldhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK)me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), si pikë koordinuese në nivel shteti.

Ftesa për anëtarësim është rezultat i interesimit dhe inciativës së shprehur nga AKK përmes hartimit të raportit të ndërlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, raport që mundëson krahasimin e kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Republikën e Kosovës me kualifikimet e vendeve të BE-së.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pranimi i Kosovës në KEK hapë rrugën që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KKK) përmes prezantimit të raportit të referencimit të KKK me KEK, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e fuqisë punëtore, në vendet e BE-së.

“KEK është një Kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme Evropiane dhe shërben,si një mjet për t’i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe më të kuptueshme nga vendet dhe sistemet e ndryshme.KEK është krijuar pas rekomandimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropianpër të promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lëvizshmërinë e fuqisë punëtore ndërmjet shteteve të ndryshme të BE-së”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.