☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,867 ▲ +4.95% ETH $2,157 ▲ +6.15% XRP $1.4362 ▲ +4.46% SOL $91.5900 ▲ +7.19%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosovë-Shqipëri, bashkëpunime të reja në shëndetësi

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Imet Rrahmani priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ata vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, në veçanti bashkëpunimin ndërkufitar shëndetësor, përmes të cilit, qytetarëve të zonave të veriut të Shqipërisë u është mundësuar të marrin disa lloje të shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit.

“Me ambasadorin Minxhozi biseduam për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, në prag të takimit midis dy qeverive që në qershor do të mbahet në Prishtinë”, tha pas takimit Ministri Rrahmani.

Ai shtoi se vëmendje në takim i është kushtuar krijimit të hapësirave për specializim në Kosovë të një numri të mjekëve nga veriu i Shqipërisë.

“Ne vlerësojmë se në këtë aspekt, mund t’i vijmë në ndihmë Tropojës, Bajram Currit”, tha ministri Rrahmani, dyke shprehur besimin se në konkursin e radhës që do ta shpallë ministria, disa kuota do të jenë për mjekët nga këto zona, të cilëve do t’u mundësohet specializimi në Kosovë pa pagesë.

Ai tha se midis dy qeverive, por edhe institucioneve shëndetësore respektive, po punohet në zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar midis dy ministrive.

Ambasadori Minxhozi vlerësoi ndihmën që Spitali i Prizrenit dhe Spitali i Gjakovës janë duke ofruar për pacientët e Tropojës, Bajram Currit e Kukësit, të cilët marrin shërbime të dializës në këto dy spitale dhe shërbime të tjera, pastaj shërbimet e ofruara të mamografisë.

“Ky bashkëpunim kishte nevojë të formalizohej dhe krijon mundësi të reja për zgjerimin e tij. Një aspekt tjetër i bashkëpunimit është edhe angazhimi i profesorëve nga Tirana për të mbajtur leksione shkencore në fushën e mjekësisë në Kosovë dhe anasjelltas sipas nevojave”, tha ambasadori Minxhozi.

Ministri Rrahmani dhe ambasadori Minxhozi thanë se përkundër sfidave që i kanë sistemet shëndetësore të dy vendeve, ekzistojnë mjaft hapësira të reja bashkëpunimi, të cilat duhen shfrytëzuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.