“Kosovën nuk e mbrojmë dot pa u anëtarësuar në NATO”
Hoxhaj: Shqipëria, partner strategjik
Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se Kosova duhet të ketë tri prioritete kryesore mbrojtjen, sigurinë energjetike dhe politikën e jashtme duke theksuar se anëtarësimi në NATO dhe mbështetja nga SHBA janë thelbësore për garantimin e sigurisë.
Ai vlerëson administratën e Trump si një mundësi për Kosovën, ndërsa nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe bashkëpunimit me fuqitë e mesme si Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë në një rend global të pasigurt.
“Së pari mendoj që Kosova duhet të ketë 3 prioritete të qarta, mbrojtjen, sigurinë energjitike dhe politikën e jashtme. Jetojmë në një botë ku mbrojtja është shndërruar në një prioritet më të madh. Serbia ka një buxhet të mbrojtjes më të madh se gjithë vendet e rajonit bashkë. Mbrojtja për ne mund të arrihet përmes një vëmendje të amerikanëve. Nuk mund ne të mbrojmë Kosovë pa u anëtarësuar në NATO, nuk mund ta mbrojmë Kosovën edhe duke realizuar marrëdhëniet me Serbinë se e pamë që duke qenë në dialog me Serbinë ndodhi agresioni në Banjskë. E shoh administratën Trump si një mundësi të artë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.