Politika

Kotzias: Greqia, paketë propozimesh për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se shumë shpejt, Greqia do të ketë një paketë propozimesh për zgjidhjen e të gjitha problemeve me Shqipërinë. Ai ka folur në Ligjëratën vjetore SEESOX, në Kolegjin St. Antony, të Universitetit të Oksfordit.

“Greqia dhe Shqipëria janë të lidhura me një të shkuar të pasur, ëndrra të përbashkëta dhe perspektivë. Ka dhe disa probleme nga e shkuara, nga disa pikëpamje të udhëheqësve të vendit, si moszbatimi i marrëveshjeve, refuzimi i zbatimit të së drejtës ndërkombëtare, shkelja e të drejtave të minoritetit grek autokton. Ne kemi dëshirën dhe vullnetin për të zgjidhur problemet dhe për të tejkaluar vështirësitë. Ndaj po planifikojmë të propozojmë, në një të ardhme të afërt, një paketë zgjidhjesh për të gjitha problemet. Me realiz137m dhe në interes të të dy vendeve, larg nga stili nacionalist ballkanik, dhe që prodhon më shumë histori se sa mund të mbajë”, ka thënë ministri i Jashtëm grek, Kotzias.

Sipas tij, Greqia ka mirëpritur më shumë shqiptar se çdo vend tjetër në botë: “Një përqindje e madhe e GDP-së së vendit vjen prej tyre. Jemi me fat që i kemi pjesë të shoqërisë sonë. Në universitetet tona fëmijët nga emigrantët shqiptarë janë studentët më të mirë çdo vit. Së fundi, kemi kaluar një ligj që u jep atyre shtetësinë. Vendi ynë, qeveria jonë, është një nga më miqësoret dhe më të drejtat në botë, referuar emigrantëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button