🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,603 ▲0.71%
DOW 46,471 ▲0.75%
NASDAQ 22,002 ▲1.11%
NAFTA 88.51 ▼4.16%
ARI 4,545 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,410 ▲ +2.09% ETH $2,181 ▲ +2.27% XRP $1.4203 ▲ +1.48% SOL $92.3900 ▲ +3.1%
S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 % S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Kotzias “këshillon” Hahnin: Çamëria, çështje që nuk ekziston

Deklaratat e Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn, lidhur me çështjen e Çamërisë, duket se mbajnë ende të “inatosur” ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Në një letër të hapur dërguar komisionerit Hahn mbrëmjen e së dielës, ai tërheq vëmendjen se futja e çështjeve inekzistente, aksidentalisht ose enkas në axhendë, është në kundërshtim me funksionimin e komisionit.

“Dialogu me palën shqiptare është pjesë e politikës së integrimit dhe afrimit të Shqipërisë me një vend anëtar të Bashkimit Europian. Gjithashtu është pjesë e axhendës sonë dhe inkurajohet prej nesh. Dialogu synon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjej rastin të përsëris edhe njëherë pozicionin tonë të vazhdueshëm lidhur me këtë çështje. Për Greqinë nuk ekziston çështja çame, e si rrejdhojë nuk do të ketë kurrë një çështje të tillë në axhendën greko-shqiptare”, shkruan Kotzias në letër.

Në vazhdim të toneve të tij të larta, Nikos Kotzias paralajmëron komisionin se, nëse adopton dhe inkurajon politikat e atyre që këmbëngulin në ekzistencën e një çështjeje që nuk ekziston, kjo do të përbëjë “karburant” për lëvizjet irredentiste në të gjithë Europën dhe do të nxirrte në pah çështje, të cilat janë mbyllur përgjithmonë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Kotzias fton komisionerin Hahn të mos vërë në raportin e komisionit asnjë referim lidhur me këtë çështje, në të kundërt kjo do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes Greqisë dhe komisionit. Por ministri i Jashtëm grek fton edhe Shqipërinë të qëndrojë në nivelin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE. “Shqipëria – thotë Kotzias, – duhet të mbetet e përqëndruar në reformën integruese europiane”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.