Politika

Kotzias mbërrin në Tiranë, takohet me ministrin e Jashtëm Bushati

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti në mesditë në Tiranë, në një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, ku sipas shtypin grek është shtyrë në një afat të pacaktuar. Kështu gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan se shtyrja e vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri lidhet direkt me vështirësitë në negociatat mes dy vendeve për zgjidhjen e kufirit detar.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh.

Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disaorëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button