Politika

KQZ i jep mandatin socialistit Edmond Leka

KQZ-ja i ka dhënë sot mandatin deputetit të ri socialist të Qarkut të Vlorës, Edmond Lekës, i cili do të zëvendësojë Koço Kokëdhimën.

Leka e marrë mandatin me 4 vota pro dhe 3 kundër përmes debateve, pasi komisionerët e majtë kërkuan që ai të fillonte punën si deputet dhe më pas të verifikohej vërtetësia e vetëdeklarimit të tij.

Kurse, komisionerët e djahthë insistuan që mandati të mos jepej pa u kryer verifikimi.

Megjithatë, Leka e fitoi karrigen e deputetit me një votë plus. Ai është aktualisht kryetar i PS Vlorë, ndërsa mban edhe detyrën e drejtorit të portit.

Edmond Leka ka lindur në 14 mars të vitit 1964 në Vlorë, aty ku ka kryer edhe shkollën fillore, Naim Frashëri. Më pas është transferuar në Tiranë, ku fillimisht ka kryer Politeknikumin në degën specialist elektronik, ndërsa në vitet 1983- 1988 ka kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës në
degën Inxhinier elektronik për industrinë.

Edmond Leka disponon edhe diplomën për jurist, si dhe master i nivelit të parë jurist (e drejtë administrative).

Pas përfundimit të universitetit, prej vitit 1991 deri në vitin 1997, ka qenë në Greqi, ndërsa prej atij viti ka nisur punë si administrator pranë Aulona SHPK, kompani për shërbime publike. Në vitin 1999 krijoi kompaninë LINEA DEKOR, së bashku me ortakë të tjerë deri në vitin 2007, vit në të cilin
është zgjedhur në krye të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë.

Në vitin 2010 ka marrë postin e nënkryetarit të bashkise Vlorë, post në të cilin qëndroi deri në vitin 2013.

Aktualisht, prej një mandati është edhe kryetar i PS, Vlorë, ndërsa pas fitores së PS në zgjedhjet e 2013 është emëruar drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe me pas drejtor i Portit, post të cilin mban aktualisht.

Edmond Leka është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button