Politika
KQZ nuk regjistron tre parti: Nuk kthyen fondet e marra në fushatën e kaluar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk regjistron 3 parti për zgjedhjet vendore të 21 qershorit pasi nuk kanë kthyer fondet e marra në fushatën e kaluar.
Mësohet se nuk janë regjistruar: Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare; Partia e Re; Partia e të Drejtave të Mohuara.
KQZ deklaron se brenda 5 ditëve këto parti mund të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor. Në mbledhjen e radhës, KQZ-ja regjistroi komitetin për mbledhjen e firmave për Vasil Bedinaj, i cili kandidon si i pavarur për Bashkinë e Vlorës.