☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,733 ▼ -1.62% ETH $2,313 ▼ -1.45% XRP $1.5145 ▼ -1.47% SOL $94.2800 ▼ -1.41%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Politika

KQZ padit 76 numërues: Tjetërsuan votën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të kallëzoje në prokurori 76 numërues të 24 qendrave të votimit në Qarkun e Tiranës për tjetërsimin e votës gjatë procesit të numërimit për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas rinumërimit të 68 qendrave të votimit në Qarkun e Beratit dhe Tiranës, me kërkesë të Partisë Drejtesi Integrim dhe Unitet, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, anëtarët e KQZ-së gjykojnë se vetëm në 24 kuti të rinumëruara të Tiranës ka patur shkelje gjatë procesit të numërimit, sidomos nga numëruesit e parë.

Rastet e shkeljeve kanë qenë të ndryshme, megjithatë KQZ vendosi që të mos bëjë diferencime për kallëzimin e tyre dhe vendosi t’ja referojë të gjitha ato prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Rinumërimi i fundit që KQZ bëri në Qarkun e Tiranës, mandatet të cilit nuk janë shpërndarë ende zyrtarisht u kërkua nga PDIU, e cila arrinte mandatin për Shpetim Idrizin për 37 vota.

Kjo gjë nuk u arrit, por nxorri në dritë shkeljet e bëra nga numëruesit në dëm, apo në favor të partive. Ndërkohë, në mesnatë skadoi edhe afati për ankimimin e rezultatit të Tiranës në Kolegjin Zgjedhor nga PDIU, e cila vendosi që të mos e ankimojë atë.

Të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi gjithashtu edhe kalimin e mandatit të Gjovalin Kadelit tek Zef Maci, si deputet i PD në Qarkun e Lezhës për kohën e mbetur të legjislaturës përpara 25 qershorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.