☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,483 ▼0.89%
DOW 52,081 ▼0.59%
NASDAQ 24,881 ▼1.47%
NAFTA 86.28 ▼0.66%
ARI 4,027 ▼2.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,860 ▼ -2.33% ETH $2,017 ▼ -4.83% XRP $1.0494 ▼ -3.89% SOL $82.0100 ▼ -4.96%
S&P 500 7,483 ▼0.89 % DOW 52,081 ▼0.59 % NASDAQ 24,881 ▼1.47 % NAFTA 86.28 ▼0.66 % ARI 4,027 ▼2.13 % S&P 500 7,483 ▼0.89 % DOW 52,081 ▼0.59 % NASDAQ 24,881 ▼1.47 % NAFTA 86.28 ▼0.66 % ARI 4,027 ▼2.13 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

KQZ: Rezultatin, për 48 orë/A do votojnë të infektuarit? Komisionerët nuk do ndalin askënd

Thirrjet  e partive politike sa herë që nuk janë dakord me rezultatin,  hap kutitë ose largohu do te jenë një histori e se shkuarës.
Kryekomisoneri Shtetëror  i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi 4 ditë nga  data e zgjedhjeve qetësoi çdo subjekt politik, i cili  mund të ketë dyshime mbi procesin.
“Po vijojmë të përpiqemi që rezultati për subjektet ta kemi brenda 48 orëve. Qoftë edhe pa arsye dhe shkak kushdo që kërkon hapjen e kutive ne do i hapim dhe do bëjmë vlerësim të fletëve”, tha Celibashi.
Komisionerëve të cilët ditën e zgjedhjeve do të sillen në kundërshtim  me përgjegjësitë e tyre ligjore i kujtoi burgun.
“Nuk do e kursejmë  t’i tregojmë vendin asnjë komisioneri, i cilësdo parti qoftë.  Ka sanksione të rënda që shkojnë nga 1 deri në 7 vite burg”, tha Celibashi.
Pas ngjarjes në Kavajë dhe përplasjeve të ashpra  në distancë mes aktoreve politik Celibashi nuk kurse thirrjet ndaj udhëheqësve politik.
“E rëndësishme të kenë vetëpërmbajtje e kuptoj që njëri është kryeministër, tjetri president dhe tjetri lider opozite,  por duhet ta kuptojnë që duhet të ketë retorikë të qetë sa më afër ditëve të votimit.
Të sëmurëve me Covid nuk iu mundësohet dot votimi në shtëpi, por kryekomsioneri  la të kuptohet se atyre as nuk do iu  mohohet e drejta.
“Anëtarët e komisonit të QV, nuk janë doktor dhe nuk bëjnë vlerësim të askujt të votuesve. Kush paraqitet duhet të votojë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.