“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”.
Seanca është shtyrë për datën 2 dhjetor të këtij viti, teksa Beqaj ka folur për mediat pas përfundimit të gjyqit.
Pas seancës Beqaj tha për mediat:
“Vendimet e gjykatave nuk komentohen. Megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në tre grupe. Për një pjesë tha që nuk i takon gjykatës të shprehet në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa pjesën e tretë, një pjesë të tretë e rrëzoi. Ju ishit prezent dhe nuk ka nevojë të bëjmë aritmetikën e numrave se çfarë pranoi. Por ajo që unë konstatova edhe sot është fakti që, praktikisht, procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë në çdo seancë që ndodh këtu. Procedura penale ka shumë detyrime për prokurorët, por ka harruar me ose pa dashje të shprehet për pasojat nëse prokurorët nuk e zbatojnë procedurën penale. Dhe në këto kushte gjykata konstaton: Po prokuroria nuk e ka zbatuar procedurën penale për rifillimin e procesit kur ka pasur një vendim pushimi. Nuk e ka zbatuar për t’u marrë në pyetje në kohë. nuk e ka zbatuar për të pranuar provat tona, nuk e ka zbatuar për shumë gjëra, por gjykata thotë se meqenëse nuk ka pasojë te parashikuar për mosveprimin e prokuroreve do të vazhdohet me gjykimin. Ndërkohë që të drejtat procedurale të çdokujt që është i akuzuar ngelen jetime.
Ai shtoi gjithashtu se:
“Gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në tre grupe për një pjesë tha që nuk më takon mua të shprehem në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa pjesën e tretë, një pjesë të tretë e rrëzoji. Nuk pranoj për momentin, por ajo që unë konstatova është fakti që praktikisht procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë në çdo seancë që ndodh këtu”.
Beqaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa po përballet me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ai u lirua nga qelia në korrik të vitit 2026, pas më shumë se dy vitesh në burgun e Durrësit.
Ndërkohë, tetë të pandehurit e tjerë në këtë çështje janë gjykuar në një proces të veçantë me procedurën e gjykimit të shkurtuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.