Politika

KQZ shqyrton ankimimin e LSI-së për Bashkinë e Vorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shqyrton ankesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa qendra votimi të Bashkisë së Vorës.

Në fillim, përfaqësuesi ligjor i Partisë Republikane, Arjan Madhi, kërkoi nga KQZ të mos e shqyrtojë këtë ankesë, pasi sipas tij, kjo nuk është kompetencë e këtij institucioni. Megjithatë, kërkesa e tij u rrëzua me votë nga të 7 anëtarët e KQZ-së. Sipas tyre, shqyrtimi i ankesës së LSI-se është brenda kompetencave të Komisionit.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, parashtroi argumentët për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa Qendra Votimi në Vorë. Sipas tij, zgjedhjet në Bashkinë e Vorës ishin të lira, pati garë dhe pjesëmarrje, por mungonte standardi i tretë, që është ndershmëria. “Zgjedhjet në Vorë nuk ishin të ndershme, sepse kryetarin e Bashkisë e kanë zgjedhur jo banorët e Vorës, por disa jabanxhinj elektoralë”, tha Manjani.

Ankesa e LSI-së është duke u shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 21 Qershorit, pas përfundimit të numërimit të votive në Bashkinë e Vorës, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë, Fiqiri Ismaili, me një rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button