KQZ voton 7-0, Isa Sakja merr zyrtarisht Kavajën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot zyrtarisht Isa Sakjen kryetar të Bashkisë së Kavajës.
Sakja fitoi në zgjedhjet e parakohshme të 25 Qershorit me 28 vota përballë kandidatit socialist.
Gjatë votimit në KQZ të shtatë anëtarët votuan pro tabelave përfundimtare që nxirrnin Sakjen fitues.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo shpalli 7:0 fitoren tone. Mirenjohja ime e pakufinjte per gjithkend me besoi, me mbeshteti, me votoi, qe nga ky moment do te shpërblehet me pune, 24 ore pune transparente per Kavajen me zhvillim te qëndrueshëm”, shkruan Sakja në faqen e tij në Facebook.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.