Kosova

Krasniqi: Pakti Kosovë-Serbi pengoi rivarrimin e Isa Boletinit në Mitrovicë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi vlerëson se marrëveshja me Serbinë është një nga arsyet kryesore pse qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga rivarrimi i Isa Boletinit në kullën e tij, që ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës.

Krasniqi tha që, nëse kryeministrat në bisedimet e Brukselit kanë hequr dorë nga një pjesë e territorit, ku as të vdekurit nuk mund të varrosen, siç është rasti i eshtrave të Isa Boletinit, atëherë duhet t’ia tregojnë popullit e jo të përpiqen që këtë turp ta mbulojnë me Vlorën, me Ismail Qemalin dhe 10 qershorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Rivarrimi i heronjve të Kosovës deri në qershorin e vitit 1999 mund të ketë pasur ndonjë kuptim, por pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kjo nuk ka më kurrfarë kuptimi. Heronjtë e Kosovës duhet të varrosen në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button