Bota

Zbulohet kur do të takohen Trump dhe Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, do të takohen në kuadër të samitit të G-20, që do të mbahet në qytetin gjerman të Hamburgut në fillim të korrikut, njoftoi zëdhënësi i kreut të shtetit rus, Dmitri Peskov.

Për momentin Moska dhe Uashingtoni nuk kanë parashikuar një takim deri në atë kohë.

“Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me takimin e mundshëm mes Putinit dhe Trump, dhe as kemi ndonjë datë. Por në korrik të këtij viti do të ketë një takim të G-20 në Gjermani, ku në një farë mënyre presidentët do të takohen”, tha Peskov.

Zëdhënësi shtoi se nuk ka asnjë informacion specifik për mundësinë e një takimi para korrikut mes dy liderëve.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump tha se do të punojë dhe do të bashkojë forcat me Moskën për të trajtuar çështje globale të tilla si lufta kundër grupit terrorist Shtetit Islamik.

Putin, nga ana tjetër, ka shprehur shpresën për një shkrirje mes marrëdhënieve midis të dy vendeve, por specifikoi se do të vëzhgojë veprimet e Trump përpara se të bëjë gjykime të parakohshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button